Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Sot, në Prishtinë, në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënshkruam marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për garimin e përbashkët në një listë zgjedhore, në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Ky bashkëpunim është rikthim në traditën e ndershme dhe të shëndoshë që nëpër dekada kemi pasur, që nga koha e Presidentit Rugova dhe profesor Mark Krasniqi. Përbashkimi i së djathtës brenda listës së LDK-së, me programin e LDK-së dhe me bindjet tona ideologjike që definojnë vet të ardhmen euroatlantike, është domosdoshmëri kombëtare!

LDK-ja do të vazhdojë angazhimin në përbashkimin e së djathtës me partnerë të tjerë gjatë ditëve, javëve e mujave të ardhshëm!

Lidhja Demokratike e Kosovës
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës-PSHDK

Related Posts
Lexo më shumë

AAK thërret konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. “Nesër, më datë 13 tetor, në…