Ka vdekur një person që ishte goditur nga një veturë në lëvizje para pesë ditësh në Gjakovë. Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka arritur t’u përballoi lëndimeve të marra.Sipas policisë, trupi i pjete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Related Posts
Gjermania ka nevojë për 75 mijë ushtarë të rinj – gjithçka lidhet me një luftë të mundshme me Rusinë
Gjermania ka nevojë për të paktën 75 mijë trupa shtesë për të përmbushur angazhimet e saj në NATO.…
June 8, 2024
Si kanë ndikuar përdorimi i dronëve dhe veturave inteligjente në sigurinë në trafik në Gjakovë, flet komandanti Sahatqija
Gjendja e sigurisë rrugore dhe në përgjithësi e trafikut rrugor në pjesën që menaxhohet nga Drejtoria Rajonale e…
June 13, 2024