LexoShpejt raportoi pak minuta më parë për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave”, ku u dyshua se është një plagosur
Mirëpo rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, agron Borovci, ku ka raportuar se shkak i kësaj ishte një zënkë e mëhershme ku dy grupe të rinjësh janë përleshur mes vete dhe kanë pësuar të shtënat me armë.
Sipas raportit të zëdhënësit të Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, brenda një dyqani.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.
Gjithashtu, zëdhënësi i Policisë bëri ditur se dy persona janë arrestuar si të dyshuar që ndërlidhen me ngjarjen.
Policia po vijon me procesin identifikues të personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në këtë rast si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.LexoShpejt\
“Rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri. Dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.