Kompania Japoneze TDK e cila është furnizuesja kryesore për bateritë e smartphone-ve iPhone, ka lançuar zhvillimin e një teknologjie inovatore për t’i ofruar klientëve më shumë kohëzgjatje përdorimi me një karikim baterie.
Bëhet fjalë për prodhimin e baterive të reja, të cilat pretendojnë se arrijnë të kenë 100 herë më shumë aftësi karikimi. TDK ka premtuar përmirësime thelbësore për performacën e pajisjeve iPhone dhe makinave Tesla.
Synimi i kompanisë lidhet me zëvendësimin e baterive tradicionale me qeliza monedhash me metoda të avancuara të gjendjes së ngurtë, të cilat përveç se ruajnë më shumë energji, karikohen dhe më shpejt.