Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia.
Related Posts
Mediat izraelite ngrenë alarmin, vendi mund të futet në ‘listën e zezë të OKB-së’
Mediat izraelite ngrenë alarmin, vendi mund të futet në ‘listën e zezë të OKB-së’ Sipas raportimeve nga mediat…
June 6, 2024
Një i moshuar ngacmon seksualisht një grua në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit seksual që ka ndodhur në komunë e Lipjanit.…
May 30, 2024