Përballja e statistikave të ndeshjeve të luajtura, Çekia epërsi të lehtë ndaj Shqipërisë!

Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në “Air Albania”, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”.

Në takimin e zhvilluar në Çeki, goli spektakolar i Bajramit u preu krahët vendësve, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës me objektivin për ta fituar ndeshjen, si dhe me një ndjejë hakmarrjeje.

Por si ka qenë rrugëtimi i të dyja skuadrave deri në këtë pikë të eliminatoreve (Shqipëria ka zhvilluar 5 ndeshje, ndërsa Çekia 4)?

Duke marrë në analizë statistikat e ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, rezulton se çekët kanë një epërsi të lehtë ndaj kuqezinjve (në tabelë janë është shfaqur mesatarja e statistikave për ndeshje).

Shqipëria, në pesë ndeshje të zhvilluara, e ka kontrolluar topin mesatarisht në 51% të kohës, ndërsa Çekia, në katër sfida, këtë të dhënë e ka 54%.

Sa u përket gjuajtjeve në portë, Shqipëria ka arritur të godasë 9 herë për ndeshje, por vetë, në tri raste shënjestra ka qenë brenda katërkëndëshit, ndërsa Çekia nga 13 tentativa, pesë i ka pasur në portë, transmeton supersport.

Ka thuajse ekuilibër të plotë në raportin mes pasimeve në total dhe atyre të sakta: 444/376 Shqipëria dhe 467/372.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…