MPB: Në Tetovë janë dëmtuar bilbordet e njërës parti politike

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, janë dëmtuar bilbordet dhe panot reklamuese të zgjedhjeve parlamentare.

“Më 05.05.2024 në ora 13.30 në SPB Tetovë është paraqitur se në rrugën “Kiro Ristovski – Dërnc” dhe në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë janë dëmtuar bilbordet dhe panot reklamuese nga zgjedhjet parlamentare të një partie politike.

Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Related Posts
Lexo më shumë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Të dielën në Prishtinë është raportuar që një person ka shtënë me armë. “Është raportuar se i dyshuari…