Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother – Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë ‘twerk’

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është shfaqur në festën e organizuar nga Top Channel.

Ai shihet duke performuar këngën e re “Ding Ding”, të cilën e solli pak më parë me Ghetto Geasyn.

Artisti shkodran shihet në skenë me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, që shihet duke u argëtuar tejet shumë e duke bërë ‘tëerk’ përpara tij.

Atmosfera është e mrekullueshme në bazë të pamjeve që janë shfaqur në rrjete sociale.

Në këtë ndejë po mungon vetëm Romeo Veshaj, i cili vërehet dukshëm se ka një inat me produksionin.

Ai u rendit në vend të tretë, kurse vendin e dytë e fitoi aktori Julian Deda.

Luizi theksojmë se ka qenë fenomen vitin e kaluar dhe një emër që po vazhdon të jetë i komentuar edhe në ditët e sotme.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me…