Policia jep detaje nga rasti i të shtënave me armë në Prishtinë, 19 gëzhoja u gjetën në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhëne detaje nga rasti i së enjtes mbrëma ku ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit”.Sipas policisë një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë.“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori. Derisa personi i dyshuar gjendet në kërkim policor.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐮 𝐭𝐚𝐤𝐮𝐚 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭𝐝𝐡𝐞𝐭𝐚𝐫ë𝐭 𝐧ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢 Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes,…