Alarm për bomba, Blinken dhe Netanyahu strehohen në bunker

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u detyruan të strehoheshin në një bunker kur sirenat ajrore ndërprenë takimin e tyre në Tel Aviv.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se masa e urgjencës zgjati për pesë minuta – dhe ata ishin në gjendje të rifillonin bisedimet e tyre më pas, raporton “Sky News”.

Një gazetar i “Washington Post”, duke pritur jashtë ndërtesës, postoi pamje në mediat sociale.

Related Posts