Jep dorëheqje ministrja izraelite e Informacionit

Ministrja e Informacionit e Izraelit, Galit Distel-Atbaryan ka ofruar dorëheqjen nga posti i saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo është ankuar se ministria e saj “u zhvesh” së fundmi nga kompetencat edhe ashtu të pakta që iu dhanë kur u formua në fillim të vitit.

Në një postim të gjatë në Twitter, Distel Atbaryan thotë se këtë javë, qeveria autorizoi Ministrinë e Çështjeve të Diasporës për të drejtuar diplomacinë publike të Izraelit jashtë vendit së bashku me punën e Ministrisë së Jashtme, duke e bërë ministrinë e saj “një shpenzues kot të parave publike”.

Ndryshe, vënë në pah mediat, shumë reporterë dhe vëzhgues kanë vërejtur gjatë gjithë këtij viti se ministria e Distel-Atbaryan nuk kishte kompetenca reale, me ministrinë që përbëhej vetëm nga zyra e ministrit.

Madje, ajo u përpoq dhe dështoi disa herë për të emëruar një drejtor të përgjithshëm të ministrisë, dhe jo vetëm.

Related Posts
Lexo më shumë

LAJMI I FUNDIT

LAJMI I FUNDIT Për herë të parë që nga paslufta, në të gjitha pronat e Ndërmarrjes Hidroekonomike ”Ibër-Lepenc”…