Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar Jetlir Zyberajt që është këshilltar i kretarit të AKR-së, pasi ky i fundit e ka kritikuar presidenten për takimin e saj me djalin e heroit Afrim Bunjaku – policit të vrarë në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Presidentja Osmani, për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, para pak ditësh kishte takuar disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.

Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani të shtunën, në Facebook, duke  postuar edhe një foto me djalin e heroit Afrim Bunjaku.

Në një reagim në Facebook, këshilltari i Pacollit, Zyberaj kshte thënë se presidentja ka bërë mirë që e ka takuar djalin e heroit Afrim Bunjaku, por ai kishte një pyetje për Osmanin.

“A i tregove që terroristët që ia vranë babën, kanë negociu dhe janë leju prej qeverisë tande e të Albinit me u largu pa një therrë në kambë?”, ka pyetur Zyberaj.

Ndaj këtij postimi të Zyberajt, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar deklaratën e këshilltarit të Pacollit si shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit.

“Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, ka shkruar Kupina.

Më tej ai thotë se “Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…