Familja Ademaj kërkon t’u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij, ka kërkuar nga institucionet që të dielën t’ua mundësojnë zhvarrosjen e kufomës dhe ta rivarrosin atë në fshatin e saj.

Leonardi, përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ngushëllua, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që ua kanë dhënë, me rastin e  vrasjes së Liridonës.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shkruar Leonardi

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”.

“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar vëllai i Liridonës, Leonardi.

Liridona Ademaj, të premten u varros në fshatin e bashkëshortit të saj, Naim Murselit, në Cërmjan të Gjakovës. Por, pasi Naimi është arrestuar dhe po dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së saj, familja Ademaj, ka kërkuar që kufoma e vajzës së tyre të zhvarroset dhe të varroset në fshatin e tyre në Rracaj të Gjakovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës Në vijim…