Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia.
Related Posts
Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA, në ceremoni i pranishëm ishte edhe Joe Biden
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se dy kadetë nga Kosova, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, kanë…
May 27, 2024
Kapet sasi e armatimit në një fshat të Vushtrrisë (Pamje)
Është gjetur një sasi e armatimit në Prelluzhë të Vushtrisë. Sipas informacioneve të Indeksonline, bëhet e ditur se…
October 16, 2023
Java e Shëndetësisë në Kryeqyte
📅 Java e Shëndetësisë në Kryeqytet 📅 Të dashur qytetarë, Java e ardhshme do të jetë e mbushur…
June 17, 2024