ASK tregon se kur do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se më 12 korrik është caktuar data e konferencës për shpalljen e rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024.“Projekti i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) është projekti më madhor i një vendi në kohë paqeje, që u realizua nga 05 Prill deri më 24 Maj 2024. Ky ishte rundi i dytë i Regjistrimit të Popullsisë në vend, që nga Regjistrimi i vitit 2011. Shpallja e rezultateve paraprake do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024”, thuhet në njoftim.Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë.
Related Posts
Pse s’po e njeh Spanja Kosovën?
Me synimin për të kontribuar në arritjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, Spanja e ka njohur zyrtarisht…
May 28, 2024
DASH: Ende s’e kemi konfirmuar vet se Serbia ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën
Departamenti amerikan i Shtetit, ka thënë se do të ishte një hap i mirë nëse Serbia, ka tërhequr…
October 2, 2023
Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.
Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.…
May 30, 2024