Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 10 dhjeto 2023 në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku janë përfshirë nga zjarri tri vetura.“Personi i arrestuar: M.Rr, mashkull, 36 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në një komunikatë të policisë.
Related Posts
Google do të përmirësojë përmbledhjet e krijuara me Al
Google ka njoftuar se do të ripërpunojë përmbledhjet e saj të rezultateve të kërkimit të krijuara nga inteligjenca…
June 1, 2024
Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë takimeve që…
October 12, 2023