Armando Broja lëndohet në ndeshjen ndaj Fulhamit

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Fulhamit.

Futbollisti shqiptar, Broja ka pësuar dëmtim në këtë duel pas 64 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Broja pësoi dëmtim, teksa u detyrua të zëvendësohej, teksa në vendin e tij u inkuadrua Sterling.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu sot, ku edhe realizoi golin e dytë të Chelseat pas 20 minutave lojë.

Shpresojmë të mos jetë diçka serioze, sepse Broja i nevojitet Shqipërisë për ndeshjen ndaj Çekisë me 12 tetor.

Related Posts