Analistët: Përplasja Kurti-Osmani po e dëmton politikën e jashtme të Kosovës

Përçarja ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka filluar shumë kohë më parë thonë analistët politikë. Sipas tyre, dalja në pah e mos koordinimit ndërinstitucional do të dëmtojë politikën e jashtme të Kosovës. Madje theksohet se konflikti ndërmjet Kurtit dhe Osmanit do të ndikojë edhe në humbjen e shpresës te qytetarët për një lidership të ri, siç ishte proklamuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress se reagimi i djeshëm i presidentes Osmani ka qenë i bazuar, pasi ajo është sabotuar me rastin e letrës që Qeveria i ka dërguar Këshillit të Evropës, për anëtarësim në këtë organizatë evropiane.Por sipas tij, nuk pritet të ndodhë një luftë e brendshme ndërmjet koalicionit qeverisës, pasi konsideron se e para e vendit do të tejkalojë situatën në favorin e saj.

Në anën tjetër, analisti tjetër, Arbnor Sadiku, thotë se përplasja Kurti-Osmani po ndodh për shkak të afrimit të zgjedhjeve të rregullta dhe përfundimin e mandatit të së parës së vendit. Ai vlerëson se Kurti nuk mund të llogarisë më në mbështetjen e Osmanit, pasi në të gjitha sondazhet Lista Guxo ka një numër minimal të votave.

Përveç dëmeve në politikën ditore, analisti Muhaxhiri thotë se konflikti Kurti-Osmani do të ketë ndikim në humbjen e shpresës për një lidership të ri në Kosovë.Presidentja Osmani ka thënë se nuk është koordinuar për dërgimin e letrës në Këshill të Evropës, një ditë përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Jashtëm të KiE-së, ku nuk u fut në agjendë anëtarësimi i Kosovës. Kosova sipas letrës së dërguar zotohej se deri në fund të muajit maj do të hartonte një draft-statut për asociacionin dhe do të dërgonte në Gjykatë Kushtetuese, por pas dështimit për anëtarësim në KiE u tha se ky zotim nuk është më valid. Mos koordinimin me presidenten, kryeparlamentari Glauk Konjufca e quajti dje teknike, por që Vjosa Osmani tha se një deklaratë e tillë është qesharake.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…