Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Këto prona preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, transmeton Lexo Shpejt.
“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Qeveria.
Qeveria këtë vendim e mori pas disa muajsh pasi kishte shtyrë marrjen e vendimin përfundimtar.
Bashkësia ndërkombëtare më herët ka reaguar për çështjen e shpronësimeve në veri të Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për “ndërtimin e bazave policore në toka private dhe shoqërore”.
Kundërshtime kishin paraqitur edhe serbët lidhur me shpronësimet që do të ndodhin në atë pjesë./LEXOSHPEJT/