Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, duke nisur nga ora 15:00.Sfida e dytë e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë. Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it. Ndeshjen e parë të Euro 2024 Shqipëria e humbi me rezultat 2-1 nga Italia.
Related Posts
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Ministria e Financave ka lansuar projektin për Reformën e Sistemit të Skemës së Asistencës Sociale të Kosovës, kësisoj…
May 28, 2024
Notat e lojtarëve, Borussia Dortmund 0-2 Real Madridi: Carvajal e Kroos më të mirët në fushë
Real Madridi ka fituar ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në ‘Wembley’ të Londrës për të marrë trofeun…
June 1, 2024
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë. Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi ka thënë…
June 1, 2024