Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.