Ka vdekur një person që ishte goditur nga një veturë në lëvizje para pesë ditësh në Gjakovë. Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, por nuk ka arritur t’u përballoi lëndimeve të marra.Sipas policisë, trupi i pjete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Related Posts
Konjufca thotë se janë zvogëluar shanset për shpërndarje të Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar sot me aq sa ka informata, duke përfshirë edhe…
May 29, 2024
Shi e shkarkime rrufesh sot, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, pas njoftimit…
July 5, 2023