Përfundon pjesa e parë: Dortmundi dominon pas pjesës së parë ndaj Real Madridit

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Dortmundit dhe Real Madridit, me sfidën që po luhet në ‘Wembley’.

Pas 45 minutave ekipi me rastet më të mira në fushë ishte Dortmundi që rrezikoi seriozisht portën e Real Madridit në disa raste.

Fillimisht ishte Karim Adeyemi i cili në minutën e 23-të dështoi që të shënojë në një situatë 1 me 1 me portierin Thibaut Courtois.

Vetëm dy minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 25-të, Dortmundi rrezikoi sërish, këtë herë me Niclas Fullkrug të cilit shtylla ia mohoi golin.

Adeyemi ishte sërish pranë golit në minutën e 27-të por Courtois bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit për këtë pjesë nuk pati më raste për gol dhe të dy ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Real Madridit në pjesën e dytë, pasi në të parën kemi parë shumë pak nga ata.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟓-𝐭ë 𝐭ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐁𝐨𝐧𝐝𝐬𝐭𝐞𝐞𝐥 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me…