Në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2023, auditimit të kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit, rezulton se Ministria e Mbrojtjes ka shënuar progres të dukshëm, me ç’rast dhe opinioni i ZKA është klasifikuar si i pamodifikuar.
Pra, pasqyrat financiare janë përgatitur në të gjitha aspektet materiale në përputhje me kornizën e zbatueshme financiare dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, nuk janë zbuluar keq-deklarime apo mos-pajtueshmëri, përderisa janë zbatuar gjashtë (dy pjesërisht) nga shtatë rekomandimet e vitit paraprak, dhe vetëm një rekomandim është i përsëritur për vitin 2023.
Ashtu si edhe janë zbatuar rekomandimet e vitit 2022 të ZKA-së me ndikim financiar për sa u përket procedurave të prokurimit, hulumtimit të tregut dhe vendosjes së kritereve specifike, të qarta e të matshme në dosje të tenderit, do të angazhohemi që të zbatojmë rekomandimet e dala nga të gjeturat e auditimit, për të cilat si autoritet jemi pajtuar se kërkojnë përmirësim.