Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një vjetorin e sulmit të 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të Kosovës, ka thënë se mosndëshkimi i grupeve serbe të krimit vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia.Osmani ka shkruar në X, se siç dëshmohet qartë nga pamjet me video dhe hetimet kriminale të kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, disa me lëndime të rënda, nga sulmet e grupeve serbe të krimit të organizuar me urdhra të qarta politike nga regjimi i Vuçiqit dhe krerët e bandës së tij.“Autorët, të cilët ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi. Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia. Ky ishte një sulm kundër NATO-s dhe ata që e urdhëruan dhe e ekzekutuan dihen qartë. Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë u jemi borxh ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes, mbrojtjes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve”, ka shkruar ai.
Related Posts
Vetëvritet një person në burgun e Kumanovës
Usein Rashidov, i cili vitin e kaluar në mënyrë mizore e vrau Tankica Malladenovska nga Koçani, në mëngjes…
June 8, 2024
Makina përplaset me autobusin, katër të vd*ekur në Greqi
Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm…
June 16, 2024
Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve
Të shtunën me fillim nga ora 18:00 është bërë hedhja e shortit për Kampionatin Evropian 2024 që do…
December 3, 2023