Tensione te Kuvendi i Shqipërisë, deputeti kalon rrethojat dhe futet si “hajn” në objekt

Disa deputetë të Partisë Demokratike, të përjashtuar nga sekretariati i etikës, nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë për të marrë pjesë më mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, raportojnë mediat shqiptare këtë të hënë. 

Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e objektit për deputetët e përjashtuar përkohësisht nga Kuvendi shkaku i veprimeve të tyre të dhunshme në seancën e javës së kaluar, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi rrethoja duke i kaluar e duke u futur si hajn në ambientet e Kuvendit.

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.

Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës, tregojnë pamjet e mediave. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj.

Deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës Në vijim…