Takimi i Osmanit me Presidentin e Kenias, reagon Pacolli: I lumtur që miku im takoi Presidenten tonë

Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të Presidentes Vjosa Osmani me homologun e saj nga Kenia, William Ruto, që është mik i mirë i Pacollit.

Teksa tha se interesat e shtetit të Kosovës për të janë primare, Pacolli u shpreh i lumtur me këtë takim pasi tha se i bjen më afër Kosovën dhe Keninë, shkruan Reporteri.net.

“Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë.

Ndërkaq siç bëri të ditur Presidenca, në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, Osmani ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…