Përfundon “Kursi i Liderit Luftarak” gjenerata 18 në KDS
Kursi i liderit Luftarak është një program mësimor i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të Nënoficerëve (NOF) nga ushtria e SHBA-së, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre.
Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, vlerësoi lartë përkushtim e stafit të Shkollës së Nënoficerëve për angazhimin dhe përkushtimin për të ndërtuar dhe zhvilluar sistem të vlerave, ku nënoficerët janë drejtues të taktikave, teknikave, disiplinës dhe standardeve bashkëkohore që janë të bazuara në doktrinën e ushtrisë amerikane.