Minimaratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’ 2024

Minimaratona ‘’Vrapojmë me policinë tonë’’ 2024

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi , Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional minimaratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur sot, datë 13.06.2024 nga ora 11:00, për nderë të ‘’Dita e çlirimit të Ferizajt” .

Ky aktivitet është mbështetur nga komuna e Ferizajt dhe është përkrahur nga OJQ-të ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ dhe ‘’Flutura Academy’’ nga Ferizaj.

Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ .
Mjetet e grumbulluara nga kjo minimaratonë do tu shpërndahen disa familjeve në nevojë që do të përzgjedhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj .

Në këtë minimaratonë kanë garuar rreth 250 persona, qytetarë , pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së , klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth 500 persona.

Shtegu i vrapimit ishte rreth 5 km, nga palestra ‘’Bill Clinton’’ përgjatë rrugës ‘’Brahim Ademi’’ e deri te rrethrrotullimi që të dërgon tek ‘’Parku i lirisë’’ dhe anasjelltas.

Në fund të kësaj minimaratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐬𝐭𝐨𝐬”

𝐍ë 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐢𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐧𝐣ë𝐣𝐚𝐯𝐨𝐫 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐦ë “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐥𝐞𝐫𝐣𝐞𝐯𝐞, 𝐡𝐮𝐥𝐮𝐦𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐚𝐥𝐢ë𝐧 𝐞…