Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Ambasadori Hovenier ka shkruar se ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për t’u bërë shtet.“Sot, iu bashkua zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, ka shkruar Hovenier në platformën X.
Related Posts
Aksident në Zvërnec, plagosen dy maturantë
Një aksident me pasojë plagosjen e dy maturantëve në zonën e Zvërnecit, po festonin zilen e fundit. Dy…
May 30, 2024
Arrestohet një qytetar i Kosovës në Merdar, Serbia pretendon se ishte pjesëtar i UÇK-së
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikën kufitare që lidh Serbinë me…
June 1, 2024
Sejdiu: S’do lejohet rrënimi i asaj që është ndërtuar në Kosovë, Asociacioni s’ka përgjegjësi ekzekutive
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi se pavarësisht tensioneve në veri dhe rrethanave të reja gjeopolitike, nuk do…
October 16, 2023
Një shtetas i Rumanisë plagoset aksidentalisht në Prishtinë, autoritetet arrestojnë të dyshuarin
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri…
May 30, 2024