Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti të premten kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.Takimi ka qenë i mbyllur për media dhe nuk është caktuar asnjë konferencë pas takimit, sipas mediave turke.Kurti gjatë kësaj vizite shoqërohet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi.
Ai në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, do të mirëpritet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.