Ministrja Rizvanolli me mesazh urimi për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Ministrja Rizvanolli me mesazh urimi për Ditën e Çlirimit të Kosovës

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, ua ka uruar këtë ditë të madhe qytetarëve të Kosovës.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se çerek shekulli më parë, heronjtë tanë bënë sakrificën më të madhe duke dhënë gjithçka që kishin për të dhënë për çlirimin tonë, duke pohuar se ata nuk ishin vetë, i gjithë populli atdhedashës i mbështeste me zemër, e miqtë tanë nga e gjithë bota u siguruan t’u qëndrojnë në krah.

Ajo po ashtu ka pohuar se pas luftës sonë të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s, trupat serbe u tërhoqën, duke i dhënë fund viteve të shtypjes dhe dhunës ndaj popullit tonë.

“Sot gëzojmë lirinë e demokracinë, por mbi të gjitha kujtojmë e respektojmë kujtimet e fëmijëve, grave e burrave të rënë e sigurohemi që Kosova për të cilën ata luftuan të jetë ajo e lirisë, barazisë dhe drejtësisë!
Urime Dita e Çlirimit Kosovë!”, thuhet në mesazhin e Ministres Rizvanolli.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒 𝟐𝟎𝟐𝟒”

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐞𝐥𝐞𝐠𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐌𝐌-𝐬𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐛𝐚𝐳𝐞𝐧 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐚𝐫𝐚𝐤𝐞 𝐧ë 𝐓𝐮𝐫𝐪𝐢 𝐤𝐮 𝐩𝐨 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢 “𝐄𝐅𝐄𝐒…