Rrahu gruan dhe tentoi ta largoi nga banesa, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicë veriore.

Lidhur me rastin, policia tashmë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, i njëjti ka tentuar ta nxjerr me forcë nga banesa gruan e tij.

“Mitrovicë Veri,01.06.2024-19:00. Ankuesja femër kosovare ka lajmëruar se është duke pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Sipas ankueses , i dyshuari vazhdimisht ka ushtruar dhunë dhe me datën e lartcekur e kishte kanosur dhe kishte tentuar që me forcë ta nxjerr nga banesa. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se ankuesja ka refuzuar tretmanin mjekësor si dhe ka refuzuar te dërgohet në strehimore, ndërsa i është dhënë urdhër i përkohshëm për mbrojtje emergjente.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢

𝐓𝐞𝐥𝐞𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡ë𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐢𝐬𝐡-𝐡𝐞𝐧𝐝𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭, 𝐀𝐳𝐢𝐳 𝐌𝐚𝐤𝐢𝐪𝐢 E nderuara familja, Makiqi Me pikëllim të thellë…