Edhe një vlerësim i mirë për Komunën e Skenderajt!
Një ngjitje e lartë nga vendi i 10-të në vitin 2022, në vendin e 3-të në vitin 2023, për Komunën e Skenderajt në vlerësimin KDI-së përmes Transpometrit Komunal, rezultat rekord i treguesve që përfshinë 48 të tillë në këtë matje të vitit të kaluar, çka po dëshmohet një punë e mirë e qeverisjes sonë dhe një përkushtim i lartë në ofrimin e transparencës, përmes zbatimit të bazës ligjore nga administrata jonë komunale. Në këtë vlerësim, Skenderaj ka rritjen e dytë më të madhe të përformancës krahasuar me komunat tjera.
Mandati ynë qeverisës po dëshmohet si periudhë e punëve dhe lajmeve të mira, edhe nga vlerësimet e KDI-së, e cila Komunën e Skenderajt e kishte renditur në vendin e parë në “Indeksin e Transparencës Komunale 2022”.
Related Posts
Cërnica me sistem ujësjellësi, sipas projektit me vlerë mbi 750.000€.
Cërnica me sistem ujësjellësi, sipas projektit me vlerë mbi 750.000€. Sot kemi nënshkruar memorandumin e bashkëfinancimit me kryeshefin…
May 31, 2024
Angazhim maksimal që rruga Kijevë-Dollc, si një vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati sa më parë, ashtu siç e kemi premtuar.
Angazhim maksimal që rruga Kijevë-Dollc, si një vepër e rëndësishme infrastrukturore të jetë gati sa më parë, ashtu…
June 6, 2024
Sod në Prishtinë 😍
E nisëm për mrekulli ditën e më të çmueshmëve tanë, 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve Jo vetëm sot…
June 1, 2024