Pas shkëputjes nga muzika, Fero njofton hapjen e auto-sallonit të tij

Pas shkëputjes nga muzika, ish-reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka vendosur që të angazhohet në botën e biznesit.

Ai njoftoi biznesin e tij të ri në tregtinë e makinave dhe gjithashtu edhe hapjen e auto-sallonit të tij.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Nga sot hapet, biznesi im i ri dhe ju mirëpresim të gjithëve. Dhe nga sot fillojmë postimin e makinave”, njoftoi ish-reperi i njohur.

Hapja e këtij biznesi nga ish-reperi, shënon qartë një hap të ri për të, pas shkëputjes së plotë nga muzika.

Ai tash e një kohë u shkëput nga bota e artit për t’iu përkushtuar fesë islame, gjë për të cilën edhe vetë ai kishte njoftuar ndjekësit.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐦𝐨𝐫𝐢 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝟐𝟑-𝐭ë 𝐭ë 𝐆𝐫𝐮𝐩𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐔𝐤𝐫𝐚𝐢𝐧ës Në vijim…