Politika e privatësisë

Përditësuar më 13.11.2026

Kontrollues i të dhënave është Lexoshpejt, Prishtinë, Kosovë. Kontakt: info@lexoshpejt.com.

Çfarë të dhënash mbledhim

  • Emrin, email-in dhe fjalëkalimin e enkriptuar.
  • Progresin në kurse, shënimet, detyrat dhe projektet që ngarkon.
  • Historikun e blerjeve. Të dhënat e kartës i përpunon Stripe; ne nuk i ruajmë.
  • Mesazhet që na dërgon nga faqja e kontaktit.

Pse i përdorim

Për të të dhënë qasje në kurse, për të ruajtur progresin, për të lëshuar certifikata dhe për të të dërguar email-e për llogarinë, blerjet dhe qasjen.

Analitika dhe cookies

Përdorim cookies të domosdoshme për hyrjen në llogari. Mjetet e analitikës (Google Analytics, Meta Pixel), kur janë aktivizuar, ngarkohen vetëm pasi i pranon në banerin e cookies.

Ndarja me palë të treta

Nuk i shesim të dhënat. I ndajmë vetëm me ofruesit e nevojshëm për shërbimin: pagesat (Stripe), dërgimin e email-eve dhe hostimin.

Portofoli publik

Vetëm projektet që i shënon si publike shfaqen në faqen tënde të portofolit. Mund t'i fshehësh ose fshish në çdo kohë.

Të drejtat e tua

Mund t'i shkarkosh të dhënat e tua dhe ta fshish llogarinë nga Profili im. Për korrigjime ose pyetje shkruaj në info@lexoshpejt.com.