Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 14.11.2026
Këto kushte zbatohen për përdorimin e platformës Lexoshpejt, që operohet nga Lexoshpejt, Prishtinë, Kosovë. Me krijimin e llogarisë i pranon këto kushte.
1. Shërbimi
Lexoshpejt ofron trajnime online në gjuhën shqipe: mësime të shkruara, ushtrime, kuize, detyra, portofol dhe certifikata përfundimi.
2. Llogaria
Je përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit. Llogaria është personale dhe nuk ndahet me persona të tjerë. Mund ta fshish llogarinë në çdo kohë nga profili.
3. Blerjet dhe qasja
Pas konfirmimit të pagesës merr qasje në kursin ose paketën e blerë për sa kohë platforma është aktive, përfshirë përditësimet. Çmimet shfaqen në euro. Qasja e dhënë falas nga administrimi mund të ketë afat skadimi, i cili të njoftohet paraprakisht.
4. Kthimi i parave
Shiko politikën e kthimit të parave.
5. Përmbajtja
Mësimet, materialet dhe dizajni janë pronë e Lexoshpejt dhe janë vetëm për përdorim personal. Ndalohet shpërndarja, rishitja ose publikimi i tyre.
6. Pa garanci rezultatesh
Trajnimet japin njohuri dhe praktikë. Nuk garantojmë punësim, klientë ose të ardhura.
7. Certifikatat
Certifikatat e përfundimit dëshmojnë përfundimin e kursit në Lexoshpejt dhe nuk janë diploma të akredituara shtetërore.
8. Projektet e studentëve
Projektet që krijon mbeten të tuat. Kur e bën publik portofolin, lejon shfaqjen e tyre në faqen tënde të portofolit dhe te faqja "Projektet".
9. Ligji i zbatueshëm
Për këto kushte zbatohet legjislacioni i Republika e Kosovës.
10. Kontakti
info@lexoshpejt.com