Politika e Cookies
Versioni: nëntor 2026. Në fuqi nga 4 nëntor 2026.
1. Çfarë janë cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që një faqe ruan në shfletuesin tuaj. Faqja mund të përdorë edhe “ruajtjen lokale” të shfletuesit (localStorage), e cila funksionon në mënyrë të ngjashme. Në këtë politikë i quajmë të dyja “cookies”.
2. Si i përdor Lexoshpejt
Përdorim sa më pak cookies. Nuk përdorim cookies për reklama. Statistikat e Google Analytics aktivizohen vetëm me pëlqimin tuaj.
Të domosdoshme (gjithmonë aktive)
| Emri | Qëllimi | Kohëzgjatja |
|---|---|---|
lexo_sid | Mban seancën: hyrjen në llogari dhe mbrojtjen e formularëve nga falsifikimi. | Deri sa të mbyllni shfletuesin |
lexo_consent | Kujton zgjedhjen tuaj për cookies (preferencat dhe statistikat). | 6 muaj |
lexo_theme | Kujton pamjen e errët ose të çelët. Vendoset vetëm kur e ndryshoni vetë pamjen. | 1 vit |
Të preferencave (vetëm me pëlqimin tuaj)
| Emri | Qëllimi | Kohëzgjatja |
|---|---|---|
lexo_prefs | Madhësia e shkronjave, hapësira mes rreshtave dhe shkronja e leximit. | Derisa t’i fshini |
lexo_pos_* | Vendi ku e latë leximin e secilit artikull. | Derisa t’i fshini |
lexo_tts, lexo_tts_pos_* | Shpejtësia e leximit me zë dhe paragrafi ku u ndalët. Përdoren vetëm kur leximi me zë është aktiv; aktualisht nuk është. | Derisa t’i fshini |
lexo_speed | Shpejtësia dhe mënyra e leximit të shpejtë. | Derisa t’i fshini |
Këto ruhen vetëm në shfletuesin tuaj. Nëse keni llogari dhe jeni të kyçur, të njëjtat preferenca ruhen në llogarinë tuaj si pjesë e shërbimit, sipas Politikës së Privatësisë.
Statistikat (vetëm me pëlqimin tuaj)
Nëse zgjidhni “Statistikat”, ngarkohet Google Analytics 4, i cili vendos këto cookies:
| Emri | Qëllimi | Kohëzgjatja |
|---|---|---|
_ga | Dallon vizitorët në mënyrë të pseudonimizuar, për të numëruar vizitorët dhe vizitat. | 2 vjet |
_ga_<ID> | Ruan gjendjen e seancës për Google Analytics. | 2 vjet |
Pa pëlqimin tuaj, skripti i Google Analytics nuk ngarkohet dhe këto cookies nuk vendosen. Numërimi i vizitave për faqe që bëjmë vetë nuk përdor cookies.
Marketing
Nuk përdorim cookies për marketing apo reklama.
3. Cookies të palëve të treta
Përveç Google Analytics (vetëm me pëlqim), faqja nuk ngarkon shkronja, skripte apo shërbime nga palë të treta që vendosin cookies. Butonat e ndarjes janë lidhje të thjeshta dhe nuk vendosin cookies. Nëse një artikull përfshin përmbajtje të jashtme (p.sh. një video), ajo mund të vendosë cookies sipas kushteve të ofruesit të saj.
4. Si e jepni ose e tërhiqni pëlqimin
Në vizitën e parë shfaqet një njoftim me tri zgjedhje të barabarta: Prano të gjitha, Refuzo opsionalet dhe Zgjidh vetë. Cookies e preferencave dhe të statistikave nuk aktivizohen derisa t’i pranoni.
Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga lidhja “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje. Kur tërhiqni pëlqimin, preferencat e ruajtura në shfletues dhe cookies e Google Analytics fshihen.
Mund t’i fshini ose bllokoni cookies edhe nga cilësimet e shfletuesit tuaj. Nëse bllokoni cookies e domosdoshme, hyrja në llogari nuk do të funksionojë.
5. Kush jemi dhe kontakti
Lexoshpejt është produkt i Tregflix L.L.C., numri unik i biznesit 811473248, Rruga Tirana, nr. 38, Prishtinë, Republika e Kosovës, telefon +383 46 369 000. Për pyetje rreth kësaj politike na kontaktoni në telefon +383 46 369 000 ose me postë në adresën Tregflix L.L.C., Rruga Tirana, nr. 38, Prishtinë, Republika e Kosovës. Më shumë për të dhënat personale gjeni te Politika e Privatësisë.