Zyrtare: Ky është transferimi i parë i Dritës

Skuadra e Dritës ka njoftuar për transferimin më të ri të klubit, njëkohësisht transferimi i parë i klubit në merkaton verore.Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kastriot Rapuca është lojtari më i ri i skuadrës së Dritës, raporton KosovaPress.Në tre sezonet e fundit Rapuca ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës, duke luajtur në ekipet si Ulpiana, Malisheva dhe Fushë Kosova.

Rapuca ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Drita deri në qershor të vitit 2026.

Related Posts