Zelensky shkarkon gjashtë zëvendësministrat e Mbrojtjes

Gjashtë zëvendësministrat e Mbrojtjes së Ukrainës janë shkarkuar me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelensky, në një lëvizje surprizë që vjen disa javë pasi ai shkarkoi shefin e lartë ushtarak të vendit.

Zelensky nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e marrë për pushimin e Vladimir Gavrilov, Rostyslav Zamlynskii, Hanna Maliar, Denis Sharapov, Vitalii Deineha dhe Kostiantyn Vashchenko.

Duket se vala e shkarkimeve masive nisi pasi Oleksii Reznikov u shkarkuar nga detyra e Shefit të Mbrojtjes të Ukrainës, pasi gjatë kohës së luftës u akuza për korrupsion.

Ai u akuzua se nënshkroi një marrëveshje me një kompani turke për uniformat e dimrit për ushtarët e frontit të luftës, vlera e të cilave ishte trefishuar, ndërsa gazetarët ukrainas vërtetuan gjithashtu se uniformat ushtarake mund të bliheshin me një çmim relativisht më të ulët.

Reznikov gjithashtu u cilësua i zhytur në korrupsion pas një hetimi të nivelit të lartë, i cili pretendon se ministria e Mbrojtjes së Ukrainës kishte nënshkruar një kontratë ushqimi dhe hotelerie me vlerë 278 milionë paund.

Edhe pse nuk e nënshkroi personalisht këtë marrëveshje, kritikët thanë se ai ishte përfundimisht përgjegjës dhe ekspozuan se ku çalonte politika e tij e tolerancës zero ndaj korrupsionit.

Ukraina sakaq ka qenë duke goditur ashpër korrupsionin e kohës së luftës, me Presidentin Zelensky që ka lëvizur për ta barazuar atë me tradhtinë./A2CNN

Related Posts