Një goditje e rëndësisshme është arritur ndaj Hamasit, kanë bërë me dije forcat izraelite. Autoritetet njoftojnë se një nga oficerët e klasit të parë të Forcave Ajrore palestineze është vrarë. Merad abu Merad ishte ‘orkestruesi’ i sulmit të befasishëm të ndërrmarë nga organizata sunite palestineze që çoi në vdekjen e mijëra izraelitëve.
Ndërkohë kujtojmë se një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, njeriu që organizoi sulmin në jug të Izraelit më 7 tetor u vra nga ushtria izraelite, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak izraelit.
Informacioni për vdekjen e tij, bazohet në informacionin e mbledhur nga ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme (Sin Bet).
Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit, një tjetër zyrtar i lartë ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas është vrarë nga Forcat Ajrore izraelite./abcnews.al/