Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të mitur për vjedhje në Pejë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Stacioni Policor në Pejë të mërkurën rreth orës 07:30 është informuar se në fshatin Raushiq të Pejës ka ndodhur një rast vjedhje e rëndë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në dy shtëpi dhe objekte përcjellëse të viktimave të cilët jetojnë jashtë shtetit.
Të dyshuarit kanë kontrolluar dhe demoluar shtëpitë e viktimave dhe aty kanë vjedhur vegla pune. Në njoftim tutje thuhet se Policia menjëherë i është përgjigjur rastit në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar dëshmitarët lidhur me këtë rast.
“Pas një pune intensive të hetueseve tё Stacionit Policor Pejё është arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre persona tё dyshuar ( tё mitur), tё njëjtit janë intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në raport.
Policia ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave Policore do tu kthehen pronarëve.
Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte, ndёrsa njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24 orё.