Vetëm disa orë pasi për herë të parë në Meksikë u zgjodh për presidente një grua, vritet kryebashkiakja e qytetit Cotija

Persona të armatosur kanë vrarë kryetaren femër të një qyteti në Meksikë, vetëm disa orë pasi vendi festoi zgjedhjen e Claudia Sheinbaum si presidentja e parë grua e vendit.

Yolanda Sánchez u qëllua në qytetin e Cotija, të cilin ajo e kishte qeverisur që nga shtatori 2021. Ajo ishte gruaja e parë që u zgjodh në këtë post, transmeton Telegrafi.

Dhuna e përhapur kundër politikanëve ka lënë në hije zgjedhjet e përgjithshme në Meksikë, të cilat panë dy gra që konkurruan për preside.

Yolanda Sanchez u zu në pritë nga persona të armatosur në qendër të Cotija, Michoacán të hënën.

Mediat lokale thonë se ajo u qëllua 19 herë dhe vdiq në spital menjëherë pas sulmit. Në përleshje me armë mbeti i vrarë edhe truproja e saj.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani në lidhje me sulmin, por mendohet gjerësisht se personat e armatosur i përkisnin një grupi të krimit të organizuar.

Sánchez kishte raportuar se kishte marrë kërcënime me vdekje pas marrjes së detyrës në shtator 2021.

Ajo u mbajt për tre ditë peng nga njerëz të armatosur që e kishin kapur gjatë një vizite në shtetin fqinj të Jalisco në vitin 2023.

Politikania pati thënë se rrëmbyesit e saj kishin bërë “kërkesa” dhe kishin shkaktuar “terror psikologjik” përpara se ta lironin. 

Related Posts