Vërshohet Podujeva pas reshjeve të shiut, Bulliqi akuzohet për keqqeverisje

Reshjet e shiut që kanë përfshirë pasditen e sotme një pjesë të territorit të Kosovës, kanë shkaktuar vërshime në komunën e Podujevës.

Disa rrugë të kësaj komune janë mbuluar nga pellgjet e krijuara nga shiu duke krijuar kështu vështirësi në qarkullim.

Uji ka përfshirë ehe oborrin e Qendrës Kryesore të Komunës së Podujevës. Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar ish-kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni.

Hyseni në një postim në Facebook, ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtë komunë që drejtohet nga LVV, për keqqeverisje.

“Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme nxorën në pah realitetin e invesimteve në infrastrukturë nga qeverisja komunale në Podujevë.

Milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka shtuar se ky ujë shpejt do ta marrë edhe keqqeverisjen tuaj.

“Fatkeqësisht, këto pamje nuk janë vetëm të disa rrugëve kryesore të qytetit, por pamje të tilla vijnë edhe nga oborri i QMF-së në Podujevë.  Podujevën e mori uji me qeverisjen e papërgjegjshme tuajën, por ky ujë shpejt do ta marrë edhe keqqeverisjen tuaj. Sepse, vetëm fundi i kësaj keqqeverisjeje është shpresë për qytetarët e Llapit, të cilët nuk e meritojnë këtë gjë”, ka shkruar Hyseni.

Related Posts
Lexo më shumë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë

𝐙ë𝐯𝐞𝐧𝐝ë𝐬𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐒𝐲𝐥𝐚 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐧ë 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬ë Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga…