Për të dytën ditë me radhë po e vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale gazetari Nuhi Bytyçi në gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte.
Në nisje të seancës ai ka thënë se nuk ka mundur të pushojë mirë, meqë siç ka thënë është shqetësuar nga pyetjet e prokurorisë një ditë më parë.
“Kryetari i trupit gjykues më pyeti a ke pushuar, unë kam pushuar pak sepse të martën prokurori më ka shqetësuar me disa informacione të pa verifikuara nëpër mediat e ndryshme për të cilat unë nuk kisha njohuri deri më dje, prandaj ju lus të fokusoheni në punën time si gazetar”, tha Bytyqi
“Të keni kujdes që njerëzit që janë të akuzuar të mos ndëshkohen në bazë të informacioneve të pa verifikuara”, shtoi.

Ndryshe, Bytyqi, dëshmitari i 71-të në Gjykatën Speciale dhe është duke u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Seanca është publike, ndryshe nga dëshmitarët paraprak të cilët janë dëgjuar në seanca të mbyllura.
Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 68 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura.
Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.