Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti ishte kritik ndaj ekipit të tij edhe pse fituan me rezultat 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të grupit B.
Nedim Bajrami shënoi pas 23 sekondash, duke arritur një rekord i ri i të gjitha kohërave në Kampionatin Evropian.
Megjithatë, Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella shënuan për të kthyer ndeshjen në favor të Italisë.
“Ne pamë shumë gjëra të mira, por ata duhet të na çojnë diku, përndryshe ato janë të kota. Kishte mundësi që t’i dënonim disa herë, por ne nuk ia dolëm. E përgatitëm mirë lëvizjen, më pas e luajtëm mbrapsht. Ne ndryshuam mendje shumë shpejt”, ka thënë Spalletti për RAI Sport.
Barella kishte qenë në dyshim për këtë ndeshje pas një problemi muskulor, duke munguar në të dyja miqësoret e ngrohjes, por shënoi golin e fitores. Kur Spalletti u pyet nëse kjo skuadër italiane është e varur nga Barella, ai u acarua.
“Një kombëtare duhet të jetë në gjendje të bëjë pa askënd, sepse ka 26 lojtarë të fortë. Nuk më pëlqen kjo ide se skuadra varet nga një individ”, deklaroi Spalleti.
Italia u frikësua në fund nga Rey Manaj, ku goditja e tij u prit me trup nga portieri Gianluigi Donnarumma.
“Në pjesën e dytë, Shqipëria u përpoq të bënte diçka më shumë dhe ne duhet të kishim shfrytëzuar në maksimum ato hapësira , por në vend të kësaj ne u kthyem prapa”, deklaroi në fund Spalletti.