Sot, me Mbledhje komemorative, i dhamë lamtumirën e fundit, ish komandantit të UÇK-së, Zejnullah Prokshit, me familjarë e miq të tij, me drejtues lokalë e qendror të komunës së Drenasit, Skenderajt, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarët e shumtë.

Në fjalën time të shkurtër, shpreha nderim për jetën dhe veprën e tij atdhetare, duke veçuar dy momente të pashlyeshme, e para kur erdhi i plagosur në Tiranë dhe e dyta, kur hyri në operacion në Turqi.

Nderimi për Zenën do të jetë i përhershëm, për veprën e tij atdhetare, angazhimin në kuadër të UÇK-së, më pastaj në TMK dhe FSK.

Lavdi jetës dhe veprës së Zejnullah Prokshit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Related Posts