Sot humbëm një nga artistët më të veçantë të kombit. Rexhep Ferri, profesionist e veprimtar që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e artit.
Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Vepra dhe kontributi i tij do të vazhdoj të jetë udhërrëfyes edhe për brezat e ardhshëm. Përherë mirënjohës për angazhimin dhe trashëgiminë që ka lënë pas.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferri, komunitetin artistik dhe gjithë shoqërinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Rexhep Ferrit.