🆕 Shërbim i ri në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit
🫀Shërbimi i Kardiologjisë Intervente tashmë është gati për qytetarët e rajonit të Prizrenit, të cilët nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë në Prishtinë për këtë trajtim.
🔶Ky shërbim përdor teknika të avancuara dhe pajisje të specializuara për:
🔸 Ndërhyrje brenda enëve të gjakut
🔸 Zhbllokimin e arterieve koronare
🔸 Vendosjen e stentave
🔸 Kryerjen e procedurave që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe funksionit të zemrës
✅ Ky shërbimi do të ndihmojë të shpëtojë jetë dhe do ta ulë listën e pritjes!
👉🏻 Vlera e përgjithshme e investimit është afër 3 milion euro.