Republika nuk pezullohet
Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm.
Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme.
Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Një vit pas, Komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës.